Enca dhe Françeska pushojnë në hotelin e bosit të drogës

Enca dhe Françeska pushojnë në hotelin e bosit të drogës
Mes tyre nuk ka spikatur më parë ndonjë miqësi, por këto ditë të nxehta vere ish-banorja e Big Brother dhe këngëtarja Enca Haxhia, nuk iu ndanë njëra-tjetrës.

Të shkathtë në marrëdhënie me publikun dhe jashtëzakonisht provokuese, Françeska dhe Enca reklamuan disa ditë relaksi mes pishinës dhe gatimeve në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë. Shpesh u komentuan për pozat, por jo më pak për batutat pikante që lëshuan përmes platformave sociale.

Vajzat e showbiz-it u panë më se të mirëpritura në vendin që para disa kohësh u tha se është në pronësi të Kelmend Balilit, i njohur si “baroni i drogës” ose ndryshe Escobari shqiptar./lapsi.
ee_1467100830-3827715
eee_1467100836-5434782

Shpërndaje në: