Manipulohet peticioni për përsëritjen e referendumit, anulohen mijëra nënshkrime
Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit britanik ka gjetur se peticioni online i nisur në Britani për përsëritjen e referendumit për çështjen ‘Brexit’ është manipuluar.
Sipas hetuesve, është gjetur se disa përdorues e kanë rregulluar programin që të nënshkruhet automatikisht në vazhdimësi, shkruan BBC, transmeton Periskopi. Mijëra nënshkrime thuhet të kenë ardhur nga qyteti i Vatikanit dhe Antarktiku.
Këshilli i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se tashmë ka anuluar 77 mijë nënshkrime, përderisa procesi i hetimeve po vazhdon.
Deri tani peticioni i thirrur ka mbledhur miliona nënshkrime, por jo të gjitha nënshkrimet janë të vërteta. Sipas shifrave të fundit, janë mbi 3.6 milionë nënshkrime që kërkojnë përsëritjen e referendumit.
Asnjë kauzë tjetër nuk ka mbledhur kaq shumë nënshkrime në uebsajtin e Parlamentit britanik.
Po ashtu, edhe mijëra nënshkrime të tjera që vijnë nga Koreja e Veriut dhe vende të tjera janë anuluar, ndërsa tani shumica e të nënshkruarve duket se kanë origjinë britanike. /Periskopi/




