Dikur luante te Real Madrid e Roma, sot mund të transferohet në Flamurtarin e Vlorës (Foto)

Dikur luante te Real Madrid e Roma, sot mund të transferohet në Flamurtarin e Vlorës (Foto)

Ai tashmë është në bisedime me drejtuesit e Flamurtarit ku edhe mund të luajë në gjysmën e dytë të sezonit.

Sulmuesi ka mbetur aktualisht pa ekip dhe dje ka qenë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Vlorës.

Administratori Idrizi prej kohësh ka premtuar një goditje të madhe dhe Cassano justifikon atë.

casano

Mbetet për tu parë se a do të arrihet marrëveshja.

Cassano ka luajtur për Romën, Real Madridin, Sampdorian, Milan, Inter dhe Parma.

Ai është 34 vjeçar aktualisht dhe është llogaritur në të shkuarën si njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit italian dhe më gjerë.

 

Shpërndaje në: