Ylli shqiptar afër kalimit në Benfica
Mediumet nga Maqedonia kanë raportuar të mërkurën se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfica, përcjell Koha Ditore. Sipas tyre, marrëveshja në parim është arritur me të gjitha palët dhe transferimi i Hasanit do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.
Mësohet se Benfica do t’i paguajë Shkëndijës 500 mijë euro dëmshpërblim për Hasanin, i cili do të firmosë kontratë katërvjeçare.
Hasani 26-vjeçar, ka kontratë me skuadrën nga Tetova deri në fund të këtij edicioni kurse vitin e shkuar i është bashkuar nga Brondby.



