Sislej Xhafa me çmim të madh në Firencë të Italisë, vlerësohet për veprën “J” (FOTO)
Sislej Xhafa ka shpjeguar për KultPlus se vepra e tij paraqet mbajtësen për njerëz të moshuar, dhe është një vepër skulpturë permanente.
Artisti shqiptar Sislej Xhafa është përzgjedhur fitues i një gare të rëndësishme të organizuar nga Bashkia e Firencës së Italisë, i cili bashkë me katër artistë kanë dalë fitues të këtij konkursi, ku veprat e tyre do të vendosen para Pallatit të Drejtësisë, përgjatë vitit 2017, shkruan KultPlus. Sislej Xhafa ka shpjeguar për KultPlus se vepra e tij paraqet mbajtësen për njerëz të moshuar, dhe është një vepër skulpturë permanente që do të vendoset në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në Firence. “ Është një skulpturë rreth 14 metra e gjatë. Titulli i veprës është “J””, ka thënë Xhafa.

Xhafa është shpërblyer për veprën e tij të artit “J” dhe çmimi i tij përfshinë edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurove. Në këtë garë kanë aplikuar 228 artistë, duke përfshirë edhe artistët jashtë Italisë. Tema e këtij konkursi kishte të bënte me të drejtat e njriut. /KultPlus.com



