Blerim Xhemaili afër transferimit në MLS

Blerim Xhemaili afër transferimit në MLS

Presidenti Saputo ka thënë se Xhemaili është i gatshëm të nisë karrierën si lojtar i Montrealit që nga vera e këtij viti, përcjell Koha Ditore.

“Unë nuk po e fsheh Xhemailin. Kontrata e Xhemailit është shumëvjeçare. Ai te Bologna do të luajë deri në qershor të këtij viti dhe më pas do të transferohet në Montreal. Ai është i gatshëm të vijë në Montreal”, ka thënë Saputo.

Saputo është edhe president i skuadrës së Serie A, Bologna, ku aktualisht është duke luajtur Xhemaili.

Drejtori teknik i Impact Real, Adam Braz, ka thënë se Xhemaili nuk është i panjohur në Evropë dhe botë. “Ai është një lojtar i nivelit ndërkombëtar me shumë përvojë mbi supet e tij. Ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit. Ai do të sjellë frymë të re në ekip, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Ka përvojën e duhur”, ka thënë Braz.

Xhemaili 30-vjeçar këtë edicion me Bolognan ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 16 paraqitje. Karrierë ka bërë në disa skuadra në Zvicër, Angli, Turqi dhe Itali.

Shpërndaje në: