Urdhër-arrest për Princ Valentino Corleonen
Trupi gjykues miratoi kërkesën e prokurorit që ndaj Vali Corleones të lëshohet urdhër-arrest. Ai kishte munguar në seancat e kaluara me arsyetimin se gjendej në Itali. Por nuk e kishte dëshmuar me prova. As në seancën e sotme nuk është paraqitur i akuzuari Princ Valentino Corleone. Në seancë ishte prezent i akuzuari tjetër, Gent Qamili, akuzohet se në bashkëveprim me Princ Valentino Corleonen, kanë kryer veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajta në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.



