Funeral i çmendur, fton 50 striptiste për të kërcyer në varrimin e babait (Video)
Striptizeret ishin angazhuar për funeralin e 76-vjeçarit Tung Hsiang, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Chiayi.
Ai vdiq më 14 dhjetor ndërsa ceremonia e varrimit është mbajtur më 3 janar, dhe ka krijuar habi në opinion për faktin se kishin performuar dhjetëra striptizere.
Sipas të birit të Hsiang, Tung Kuo-cheng, babai i tij kishte bërë një jetë të mrekullueshme dhe për këtë është i bindur se veprimi i tij do ta gëzoj shumë babanë e vet.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qindra njerëz, mbi 50 vetura të tipit Jeep, striptizere dhe 150 vetura tjera luksoze.



