Tronditje për Milanin, Donnarumma marrëveshje me Juventusin

Tronditje për Milanin, Donnarumma marrëveshje me Juventusin

Juventusi ka arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se “bardh e zinjtë” do ta blejnë portierin e talentuar për 40 milionë euro.

Kurse, atij i është ofruar rrogë me vlerë prej 5 milionë euro në sezon.

Donnarumma do të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffon në portën e Juventusit.

Shpërndaje në: