Avdiq i gatshëm të lërë gjurmë në Kosovë, me gjithë zemëratën në Serbi
Rrallë ndodh që mediumet në Beograd t’i kushtojnë hapësirë ndonjë lojtari të kategorisë së tretë. Edhe më pak nëse ai është boshnjak nga Novi Pazari. Por kalimi në një klub të Kosovës ndryshon rrënjësisht gjërat.
Kalimi i boshnjakut Demir Avdiq te Trepça ’89 është përcjellë edhe nga mediat e Serbisë. Është gazeta “Kurir”, me prirje antishqiptare, që ka shkruar për kalimin e Avdiqit në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk është njëjtë për të: Ky është serbi i parë që do të luajë për një klub nga e ashtuquajtura Kosovë”, është titulli i versionit “online” të gazetës serbe.



