Rrezik nga bora, shtyhet ndeshja e ligës së madhe evropiane (FOTO)
Pescara – Fiorentina, ndeshje e caktuar për ditën e diel rrezikon të shtyhet.
Ballafaqimi i caktuar për të filluar në ora 15:00 mund të shtyhet për një datë tjetër për shkak të borës së madhe që ka rënë në ditët e fundit, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Fusha është mbuluar por problemi ka të bëjë me akullin e formuar në pjesët tjera të stadiumit.
Një vendim përfundimtar pritet të merret së shpejti.



