Unikkatil në përkrahje të Ramush Haradinajt (Foto)

Unikkatil në përkrahje të Ramush Haradinajt (Foto)

Hip-hop artisti shqiptar, që jeton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Rebel a.k.a Unikkatil, ka dalur në përkrahje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u arrestua ditë më parë në Francë.

Unikkatil, reperi shumë i pëlqyer, është tepër i rrallë në reagimet e tij në rrjetet sociale, por këtë herë ka përdorur llogarinë në Facebook për të shprehur përkrahjen e tij për Haradinajn.

“Unë jam Rambo”, apo “Je suis Rambo”, ka shkruar Unikkatil në Facebook, duke postuar edhe një fotografi të Haradinajt në një bashkëbisedim me ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

unikatili

Shpërndaje në: