Veç Kosovën, as Turqinë, as Suedinë e as Shqipërinë!
Mbrojtësi po luan për ekipin Kasimpasa në kampionatin e Turqisë, me të cilën thotë se ka lidhje.
Por, edhe Turqinë do ta refuzonte për Kosovën.
“Nuk mendoj për të ndryshuar ekipin kombëtar. Më parë kam bërë kalimin nga Suedia te Shqipëria. Më pas fillova të luaj për Kosovën. Të luajturit për Kosovën më jep lumturi dhe krenari”, ka deklaruar Sadiku për “Meydan Net”. “Prejardhja ime lidhet edhe me Turqinë, por ndihem kosovar.
Prandaj nuk mendoj ta ndryshoj ekipin përfaqësues”, ka theksuar ai. Duhet theksuar se situata e Sadikut mbetet e komplikuar dhe ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur për Kosovën shkaku i lidhjeve të mëparshme të tij me Suedinë dhe Shqipërinë.



