Komuniteti RAE nuk ndihen të barabartë në shoqëri

Komuniteti RAE nuk ndihen të barabartë në shoqëri

Programet dhe aktivitetet e ndryshme nuk kanë mjaftuar që komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë të ndihen të barabartë në shoqëri, raporton KTV.

Fëmijët e këtyre komuniteteve vazhdojnë të jenë të diskriminuar, e në këtë gjendje ka ndikuar mosvijimi i mësimit dhe detyrimi i prindërve që ata të punojnë punë të ndryshme për të siguruar të ardhura në mbajtjen e familjeve.

Të dhënat e një hulumtimi të UNICEF-it tregojnë se është një përqindje e madhe e fëmijëve që braktisin ose nuk vijojnë fare mësimin nga ky komunitet.

Ata që merren me të drejtat e fëmijëve bëjnë thirrje që institucionet duhet të reagojnë menjëherë në përmirësimin e kësaj gjendjeje, pasi Kosova ka mbetur shumë prapa në këtë aspekt, me gjithë përparimin në legjislacion.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, u fol edhe për mungesën e mbrojtjes së fëmijëve. Si pasojë e kësaj dhe neglizhencës institucionale, brenda muajit në vendin tonë humbën jetën aksidentalisht tre fëmijë.

Shpërndaje në: