Torino dëshiron ta transferojë Ajetin te kjo skuadër
Sipas “Calciomercato.com”, klubi granata po punon intensivisht në merkato dhe një nga repartet që mbetet kantier i hapur është edhe mbrojtja.
Mbrojtësi tunizian i Valencias, Abdennour është në bisedime me presidentin Cairo, ndërsa Torino ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Carlao, i cili mbërrin në Itali pas ekseriencës me skuadrën qipriote të APOEL Nicosia.
Një tjetër lojtar në planet e Mihajlloviç është edhe mbrojtësi i Peskarës, Fornasier dhe është pikërisht Ajeti që mund ta zgjidhë transferimin e tij. Nga ajo që theksojnë mediat, Ajeti është propozuar për një këmbim me 23-vjeçarin italian.
Ajeti u transferua gjatë muajve të verës te skuadra “granata” me parametra zero pas një sezoni të suksesshem në radhët e Frosinones



