Lady Gaga është ndaluar të hyjë në kinë pas takimit me Dalai Lamën

Lady Gaga është ndaluar të hyjë në kinë pas takimit me Dalai Lamën

Lady Gaga është ndaluar të hyjë në Kinë, pas takimit që këngëtarja ka bërë me Dalai Lama. Kështu shkruan e përditshmja britanike Guardian.

Popstari amerikan dhe lideri shpirtëror janë takuar në Minneapolis të dielën e kaluar. Të dya kanë diskutuar për meditimin dhe shëndetin mendor. Videoja e takimit të tyrë është postuar në Facebook.

Reagimi i Pekinit ka qenë i menjëhershëm. Qeveria e ka cilësuar Dalai Lama “një ujk të veshur si prift”. Ndër të tjera sipas gazetës Hong Kong Apple Daily, departamenti i Propagandës kineze, ka ndaluar të transmetohen në media dhe në radio këngë të Lady Gaga.

Shpërndaje në: