Kolasinac afër transferimit në gjigandin italian

Kolasinac afër transferimit në gjigandin italian

Boshnjaku nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin gjerman e cila do të skadojë në qershor të këtij viti.

Kështu lojtari nga tani është i lirë të bisedojë me klubet e interesuara për të.

Në Itali është raportuar se Juvntus është futur fuqishëm në garë për transferimin e 23-vjeçarit.

Largimi i Patrice Evras duket i sigurt nga kampionët e Italisë, të cilët e shohin boshnjakun si zëvendësim të francezit.

Kujtojmë që për reprezentuesin e Bosnjës dhe Hercegovinës interesim ka shfaqur edhe Liverpool.

Shpërndaje në: