Manchester City afër transferimit të Laporte?
Sipas Mirror, City është refuzuar nga Southampton për shërbimet e Van Dijk dhe kështu ka hedhur interesimin përsëri te francezi i Bilbaos.
Laporte ishte shumë afër transferimit në City para dy sezonesh por ai e theu këmbën, duke bërë që anglezët të hezitojnë që ta transferojnë në Etihad Stadium.

Aymeric Laporte, Athletic Bilbao
22 vjeçari po zhvillon sezonin e tij të pestë te Bilbao, ndërsa më parë kishte thënë se do të shikonte ofertat që vijnë në drejtim të tij.
Ai ka një klauzolë largimi prej 65 milionë euro, që mund të jetë shumë e madhe për Cityn, por Guardiola dëshiron transferimin e një mbrojtësi pasi Vincent Kompany po vazhdon të ketë probleme me lëndime. /Periskopi/



