Nexhmedin Spahiu pretendon se Kosova i vodhi flamurin – Ofron dëshmi

Nexhmedin Spahiu pretendon se Kosova i vodhi flamurin – Ofron dëshmi

Publicisti i famshëm kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku pretendon se ofron dëshmi se flamuri aktual i Republikës së Kosovës është “plagjiat” i propozimit të tij në vitin 1998.

Ky flamur ishte botuar në të përjavshmen Java dhe mbante datën 15 mars 2007, ose rreth 11 muaj para se të shpallej Pavarësia e Republikës së Kosovës dhe të prezantohej flamuri aktual i vendit.

Megjithëse propozim-flamuri i z.Spahiu ka ngjyrën e kaltër, ndërsa harta ka ngjyrë të verdhë – ai nuk ka gjashtë yjet e bardhë që përbën pjesën thelbësore të tij, e që simbolizon karakterin multi-etnik të shtetit.

“Shihet qartë se flamuri aktual është plagjiat i propozimit tim të hershëm (1998) për të cilin me shumë përkushtim jam përpjekur t”i bindë politikanët e Kosovës dhe nderkombetarët miq të Kosovës.” – ka thënë z.Spahiu në reagimin e tij.

Flamuri i Kosovës ishte prezantuar pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt.

Statusi i plotë:

Faktet janë kokëforta. E gjeta gazetën JAVA të Migjen Kelmendit, të 15.03.2007, pra gati një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku është botuar propozimi im për flamur të Kosovës i vitit 1998, dhe disa propozime për flamur të kameramanit Zijadin Avdiu , dhe disa propozime të gazetarit Mentor Shala. Shihet qartë se flamuri aktual është plagjiat i propozimit tim të hershëm (1998) për të cilin me shumë përkushtim jam përpjekur t”i bindë politikanët e Kosovës dhe nderkombetarët miq të Kosovës.

Shpërndaje në: