Wenger tregon pse Giroud ishte kapiten i Arsenalit
Arsenali dje fitoi me rezultat 2:1 kundër Preston, me një gol të vonshëm të Giroudit, ndërsa interesante ishte fakti që pikërisht francezi dje ishte kapiten i londinezëve, transmeton Sportali.net.
“Më pëlqejnë ndërrimet e kapitenëve. Giroud po kalonte në një formë të mrekullueshme pas një periudhe të vështirë që po e kalonte duke mos luajtur,” u shpreh Wenger.
Olivier Giroud është lojtari kryesor i ndeshjeve të fundit te Arsenali dhe përsëri ka zënë vendin e titullarit te formacioni i trajnerit francez.



