A pati kontakte klubi shqiptar me menaxherin e Ronaldinhos dhe Cassanos?
Numri një i klubit vlonjat ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe zërat e ditëve të fundit.
“Kam pasur një kontakt me menaxherin e Ronaldinhos, por të dy lajmet, duke përfshirë edhe Casanon, janë shumë jashtë realitetit, nuk kam pasur asnjë kontakt me këta lojtarë. Unë dua të ndërtoj një markë dhe sjellja e një emri “big” është pjesë e ndërtimit të markës. Megjithatë, nuk janë aspak të vërteta këto lajme që po dalin këto ditë. Unë takohem me menaxherë, shumë të tillë, por nuk është e lehtë të sjell lojtarë në Vlorë, me kushtet që kemi ne. Këto nuk janë ëndrra vere, por kanë qenë biseda vere”, tha ai.



