Rasti ‘Subvencioni’, Policia jep detaje rreth arrestimit të zyrtarit të komunës së Pejës
Sot gjatë ditës është raportuar për arrestimin e një zyrtari të Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B. Zyrtari i komunës së Pejës dyshohet për përfitim të mijëra eurove në mënyrë të kundërligjshme.
Derisa arrestimin e kanë konfirmuar edhe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. I arrestuari dyshohet për dallavere me subvencionet dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në paraburgim për 48 orë.
Prishtinë 02 mars 2021, Me datë 01-03-2021 në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, lidhur me dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve. Me vendim të prokurorit të P.TH. Prishtinë, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.



