De Boer godet keq Interin
“Nuk më kanë lënduar, por sigurisht nuk doja që të ikja në atë mënyrë. Ato tre muaj më janë dukur si një vit, dhe më kanë bërë të shpenzojë shumë energji. Ishte shumë e vështirë, besoja se klubi do të më jepte më tepër kohë. Nuk jam një trajner me projekte të shkurtra”.
Më pas strategu holandez flet dhe për periudhën që mori propozimin për të marrë drejtimin e zikaltërve, raporton Albeu.
“Kam marrë porpozimin për të marrë Interin vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit dhe praktikisht i kemi bërë përgatitjet gjatë tij. Ishte shumë e vështirë edhe për t’u ambientuar me gjuhën”, u shpreh De Boer.



