Ylli i Liverpoolit përfudon në Turqi?
Anëtari i skuadrës angleze Liverpool, ka kërkuar largimin me çdo kusht nga ‘Anfield’.
Sakho nuk ka luajtur thuajse fare me Liverpoolin dhe nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp.
Kështu që e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin turk tek gjiganti Galatasaray.
Mediat angleze kanë raportuar se Galatasaray ka ofruar shtatë milionë euro Liverpoolit për transferimin e mbrojtësit francez.
Skuadra turke është duke diskutuar me lojtarin për kushtet personale para se transferimi të zyrtarizohet.



