Me këtë datë do të mbahet testi i inteligjencës për rekrutët e FSK’së
Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kandidatët që kanë kaluar testin fizik për rekrut, do të mbahet më 18 dhe 19 mars 2021.
Ministria njoftuar ditur se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme.
“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, Kazerma “Ushtarët e Nato-së” në Istog, Kazerma “Minatori” në Mitrovicë, Kazerma “New Born” në Gjilan”, është bërë e ditur në njoftim për media.
Tutje Ministria ka ftuar kandidatët që në ditën e testimit të kenë me vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi.
Po ashtu, kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar; kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19 si dhe kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.
Orari është i caktuar për secilin kandidat sipas grupit dhe mund të klikoni këtu.



