Messi: Ky është vendimi im i fundit për Argjentinën
Lionel Messi nuk planifikon ta ndërrojë mendjen në lidhje me vendimin për pensionim nga Kombëtarja e Argjentinës. Lionel Messi është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.
Dhe, vendimi i tij është përfundimtar.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Messi nuk planifikon ta ndërrojë mendjen në lidhje me vendimin për pensionim nga Kombëtarja e Argjentinës, përcjell “Lajmi.net”.
Messi ka vendosur të tërhiqet nga Argjentina pas humbjes nga Kili në finalen e Copa America Centenario.



