Mavraj mbrojtësi më i mirë në Gjermani

Mavraj mbrojtësi më i mirë në Gjermani

Ai është shpallur mbrojtësi më i mirë në Bundesligë pas paraqitjeve të mira me Këlnin.

Mavraj gjatë periudhës që ishte me Këlnin luajti të gjitha ndeshjet për ekipin gjerman, duke fituar 58 % të dueleve me kundërshtarët e tij.

Ky është një rekord për këtë pjesë të parë të sezonit.

Ndërkohë Mavraj ka qenë i saktë edhe në 83 % të pasimeve të tij duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit në Bundesligë si Mats Hummels apo edhe Zherom Boateng.

Ky është sezoni më i mirë i Mavrajt në futbollin gjerman, i cili ka shkëlqyer në fazën mbrojtëse.

Shpërndaje në: