Skandali i radhës i RTSH-së, ja kush i përfaqësoi shqiptarët për çmimet e FIFA-s
Me të drejtën e transmetimit ekskluziv të aktiviteteve zyrtare të FIFA-s, RTSH ka gjithashtu të drejtën e votës.
Habia vjen për faktin se personazhi i përzgjedhur për të votuar nuk ka qenë një gazetare por një punonjëse e administratës.
Dhurata Bejzade është anëtare e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin, shkruan Newsportal.
Vota e saj ka shkuar për Messin në vendin e parë, më pas Neuer dhe Ronaldon. Ndërkohë që sa i përket trajnerëve në vendin e parë ka renditur Lëv, dhe më pas Guardiolën dhe Simeonen.
Dhurata Bejzade në këtë votim nuk ka zgjedhur vetëm si përfaqësuesja e RTSH-së por dhe si përfaqësuesja e medieve sportive.



