Futbollisti i Shqipërisë pritet të transferohet te skuadra amerikane
Hyka pritet t’i bashkohet The Quakes nga skuadra zvicerane e Lucerneit.
Së bashku me anësorin shqiptar do të transferohet edhe sulmuesi Marco Urena, i cili luan për ekipin danez Brondby, transmeton Koha.net.
Hyka, 28-vjeçar, ka luajtur për ekipin zviceran në pesë sezonet e fundit. Ka realizuar 174 paraqitje dhe ka realizuar 27 gola.
Ai më parë ka luajtur për Tiranën, Rosenborgun, Mainz 05 dhe Panionios.



