Cila këngëtare i shpëtoi sulmit në Turqi
Linda Halimi është shumë me fat pasi ka anuluar fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, pas sulmeve që po ndodhin në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Linda për fat të mirë e ka shtyrë fluturimin e saj për dy ditë. Ishte paraparë ti nisej mbrëmë nga Turqia në Amerikë.
“Ishte e paraparë që unë sot të isha në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtyrë fluturimin për dy ditë sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… A s’është Zoti i madh? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë në atë aeroport sot…”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.



