E pabesueshme: Pas shtatëmbëdhjetë aborteve bëhet nënë e katër fëmijëve

E pabesueshme: Pas shtatëmbëdhjetë aborteve bëhet nënë e katër fëmijëve

Lytina Kour pasi u diagnostifikua me një lloj të rrallë të leukemisë meloide, kancer i qelizave të bardha të gjakut, mjekut i thanë se nuk do të mund të lindte kurrë, mirëpo pas 17 aborteve, ajo më në fund u bë nënë e katër vajzave.

“Unë kisha tërë ato aborte dhe të gjitha ishin të vështira, mirëpo momenti më i rëndë ishte hera e parë sepse po i mbaja dy binjakët për një kohë të gjatë “, tha ajo.

Ajo tregon se si bashku me burrin e saj filluan të shikojnë mundësitë për adoptim, mirëpo kjo gjë nuk u bë e pamundur pasi që asnjë fëmijë nuk ishte i lirë në Azi, duke bërë që ta provojnë edhe injektimin në kushte laboratorike.

Gjatë dy viteve (2013-2015), ajo kishte bërë gjashtë injektime, ku të gjitha i kishin dështuar. Në fund, ajo mbeti shtatzënë në mënyrë të natyrshme.

“Ishte e pabesueshme kur e mësova, unë dhe burri im tërë kohën prisnim se do të ndodhte aborti. Nuk shkoja askund, nuk vozisja madje nuk i tregova as familjes time sepse nuk dëshiroja që njerëzit të gëzoheshin dhe të ndodhte ndonjë fatkeqësi përsëri” përfundoi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: