Futbollisti brazilian te skuadra shqiptare
Braziliani vjen nga Ergotelis, skuadër e kampionatit grek, teksa ka dhënë dhe intervistën e parë për klubin verlindor.
“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Kukësit. Do të bëj më të mirën time për klubin dhe objektivat i kam të qarta. Do të luftojmë për titullin kampion dhe shpresoj se do e fitojmë në fund, për këtë kam ardhur këtu.
Jam i mirëpritur nga klubi dhe drejtuesit e tij dhe kam gjetur një ngrohtësi të madhe. Nesër i bashkohem ekipit dhe po pres me padurim të nis përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit”.



