Ja kur do të kthehet Maria Sharapova

Ja kur do të kthehet Maria Sharapova

Ajo e ka të garantuar një vend në “Porsche Tennis Grand Prix” në Stuttgart, transmeton Koha.net.

Turneu fillon më 24 prill, shkruan CNN, ndërsa Sharapova do të luajë për herë të parë një ndeshje kompetitive që nga Australian Open në janar të 2016.

Fituesja e pesë turneve Grand Slam, Sharapova 29-vjeçare, ishte suspenduar nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) për dy vite pasi doli pozitive për substancën meldonium në turneun Grand Slam “Australian Open 2016”, kurse më vonë ky dënim ishte reduktuar në 15 muaj pas apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

“Nuk mund të isha më e lumtur se sa të luaja meçin tim të parë në turneun tim të preferuar”, ka thënë Sharapova.

 

Shpërndaje në: