Zaza dhe Evra te gjigandi spanjoll?

Zaza dhe Evra te gjigandi spanjoll?

Juventusi është në bisedime të avancuara me klubin spanjoll për huazimin e dy lojtarëve. Sulmuesi do ta ketë edhe opsionin e blerjes, kurse mbrojtësi veteran mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

“Corvino (drejtori i Fiorentinas) nuk më ka kontaktuar për Simonen. Në përgjithësi, asnjë klub italian nuk më ka kontaktuar”.

“Kontakti i vetëm real që kemi pasur ka qenë me Valencian që ka shfaqur interesim të madh”, ka thënë babai dhe përfaqësuesi i Zazas për Juvenews.eu.

Nga ana tjetër, La Gazzetta dello Sport bën të ditur se edhe Evra e ka zgjedhur Valencian para West Ham United.

Shpërndaje në: