Manchester United me një këmbë në finale të EFL (Video)
Trajneri i Utd, Jose Mourinho kishte vendosur të fillojë takimin me skuadër të fortë, duke rikthyer në formacion lojtarë si Pogba, Rooney, Mata, De Gea e Ander Herrera.
Sonte mungonte sulmuesi kryesor Zlatan Ibrahimovic për shkak të një gripi.

Ibra mungoi për shkak të një gripi.
Takimi filloi me një dominim të lehtë nga skuadra mysafire por që ‘djajët e kuq’ rikthyen kontrollin e lojës, duke rrezikuar të parët me Wayne Ronney në minutën e 18’.
Skuadra e Hull City rrezikoi vetëm në minutën e 32’ me anë të sulmuesit të tyre, Abel Hernandez, cili goditi nga distanca por që De Gea ishte në vend.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të pastër 0 me 0.
Ekipi i Mourinhos filloi furishëm pjesën e dytë duke bërë presion në çdo cep të fushës, duke mos lejuar skuadrën mysafire që zhvillonte lojën e tyre.
Ishte përsëri Rooney që rrezikoi që goditi pranë shtyllës pingule të Jakupovic, pas një super pasimi nga Pogba.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 56’ të ndeshjes nga spanjolli, Juan Mata, i cili shënoi pas një asistimi nga Mkhytaryan.

Mata i cili shënoi për 1 me 0
Mourinho vendosi të zëvendësojë anglezin Rooney, që nuk arriti të shënonte golin e 250-të për Man Utd, në vend të tij u inkuadrua francezi Martial.

Rooney i dëshpëruar pasi nuk arriti të shënon golin e 250-të për United
United golin e dytë dhe të sigurisë e shënoi në minutën e 87’ përmes rezervës, Maruane Fellaini i cili shfrytëzoi një harkim nga Darmian pë r të dyfishuar rezultatin e takimit në 2 me 0.

Fellaini shënoi për 2 me 0
Kështu ‘djajët e kuq’ me këtë fitore janë një hap larg finales së Kupës së Anglisë që do të zhvillohet në Wembley Stadium. Kjo ishte edhe fitorja e nëntë radhazi për Manchester United dhe ndeshja e 15-të pa humbje.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin e Hull City, ku skuadra vendase do të shpresojë në ndonjë mrekulli. /Periskopi/
https://youtu.be/14OSmQV0GPA



