Tenisti i njohur turpëron Trumpin (FOTO)
Nicholas Kyrgios nuk është përkrahës i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Tenisti australian është paraqitur me një veshje mjaft të diskutueshme ku shihej një fotografi e Trumpit me brinjë në kokë, përcjell “lajmi.net”.
Kyrgios është tenist i cili shpeshherë ka ditur të shkaktojë incidente edhe gjatë ndeshjeve duke mos i ikur as dënimeve nga ATP.



