Liderët e BE-së të vendosur të qëndrojmë të bashkuar

Liderët e BE-së të vendosur të qëndrojmë të bashkuar

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian porositën se do të qëndrojnë të bashkuar pas votës britanike në referendum që të braktisin bllokun.

Pas Samitit pa kryeministrin britanik David Cameron të mërkurën, paralajmëruan Britaninë e Madhe se nëse dëshiron që edhe më tej të gëzojë të mirat në tregun e përbashkët të Unionit, pas daljes nga blloku, doemos duhet të pranojë që qytetarët e BE-së të mund të vazhdojnë të hyjnë në Britani.

Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, tha se dalja britanike ka sjellë deri te ajo që anëtaret tjera “absolutisht me vendosmëri të qëndrojnë të bashkuar”.

 

Shpërndaje në: