Mavraj me fjalë të mëdha pas debutimit me Hamburgun
Mavraj tregoi një formë mjaft të mirë edhe te skuadra e re, duke lënë të kuptohet se investimi për të ka qenë i goditur. Vetë lojtari i Kombëtares kuqezi pas ndeshjes u shpreh:
“Është një fanellë e rëndë. Hamburgu është klub i madh. Më vjen mirë që bëmë një paraqitje pozitive, pasi çdo ndeshje është e vlefshme. Gjithsesi, mendoj që kemi ende disa gjëra për të përmirësuar dhe na duhet të punojmë që të eliminojmë çdo defekt”.



