Izrael: Sulm me raketa afër reaktorit bërthamor
Një raketë tokë-ajër e nisur nga Siria shpërtheu të enjten në jug të Izraelit.
Ky incident aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë që ndodhet pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas.
Lajmi u bë i ditur nga ushtria izraelite.
Deri në tani nuk raportohet për të plagosur apo dëme materiale.
Ushtria izraelite bëri të ditur se iu përgjigj sulmit me një seri raketash lëshuar në drejtim të Sirisë, përfshirë edhe vendi nga i cili u nis raketa që goditi Izraelin jugor.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit arriti të shënjestrojë e rrëzojë shumicën e raketave izraelite të cilat sikurse u tha shënjestruan zonat në periferi të Damaskut, raporton Washington Post përcjell Klan Kosova.
Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta rreth programit bërthamor të Teheranit dhe një rritje së fundmi të sulmeve me qëllime sabotazhi, për disa prej të cilave ata kanë fajësuar njëri-tjetrit.



