Avni Arifi : Lirimi me kusht i Haradinajt humbje kohe, ai është dashur që sot të lirohet
“Është humbje kohë, është dashur që sot të lirohet zotëri Haradinaj, megjithëse është një vendim shumë më i mirë se sa të mbetet në paraburgim. Procedurat ligjore përcillen dhe besoj që shumë shpejtë do të vije deri tek seanca përfundimtare”, ka thënë Arifi për Gazetën Monitor.
Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.



