UEFA publikon listën e 9 super klubeve që i quan “rrezik” për futbollin
Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë në kë të listë.
Qeveria europiane e futbollit vëren një rrezik për shkak të diferencave të mëdha që ka me skuadrat e tjera, shkruan Albeu.
Të ardhurat e këtyre klubeve janë rritur me ritme të frikshme, 115 milionë euro në vit, në gjashtë vitet e fundit, duke marrë parasysh vetëm sponsorët dhe reklamimet në fanella.
Premier Legue nuk ka konkurrent, teksa mbetet shumë para La Ligas, Bundesligës, Seria A dhe Ligue 1. 20 klubet e Premier League kanë më shumë të ardhura, çdo vit, se mbi 597 klube në 48 ligat më të vogla në Europë të marra së bashku.



