Zyrtare: Ylli i Kombëtares Shqiptare prezantohet te klubi i ri (Video)
Sulmuesi i kombëtares sonë ka disa javë që ka mbyllur kalimin e tij në Kazakistan, por vetëm sot është bërë prezantimi zyrtar nga klubi kampionat i Kazakistanit.
Me një video të shkurtër në Youtube, Astana ka prezantuar sulmuesin, të cilit iu desh të kryente dhe fotot e para në kushte të vështira atmosferike për shkak të dëborës.
Llullaku shkëlqeu me Gaz Metani në pjesën e parë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë në Rumani. Ai do të ketë mundësinë që të luajë në turet paraeliminatore në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.



