Rakitic grup “chati” me yjet e Juves për t’u transferuar në Torino

Rakitic grup “chati” me yjet e Juves për t’u transferuar në Torino

Mesfushori kroat ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Luis Enrique dhe është në kërkim të një tjetër skuadre për sezonin e ri.

“The Sun” ka zbuluar se ish mbrojtësi i Barcelonës, tani në Juventus, Dani Alves ka krijuar një grup në WhatsApp me emrin “Juventus” ku ka përfshirë edhe Rakiticin dhe dy futbollistët e tjerë kroatë, Mario Mandzukic e Marko Pjaca.

Qëllimi i grupit është për ta bindur Rakitic-in të transferohet në Juventus. Ish-ylli i Sevillas me shumë mundësi do të transferohet në një ekip tjetër në fund të sezonit, pasi nuk është shumë i preferuar nga Enrique.

Shpërndaje në: