Seks me bomba: Policia ftohet të hetojë granatën, befasohet nga ajo që gjen

Seks me bomba: Policia ftohet të hetojë granatën, befasohet nga ajo që gjen

Një skuadër bombash e policisë gjermane u ftua që të hetonte një granatë dore në një pyll në Bavari por zbuloi që objekti në fjalë ishte një lodër seksi e gomës.

Një vrapues raportoi se kishte gjetur një çantë që përmbante pajisjen në fjalë të hënën në një pyll jashtë qytetit të Passaut, afër kufijve të Gjermanisë me Austrinë dhe Republikën e Çekisë.

Zbulimi i municioneve të fshehura apo harruara është ndodhi e zakontë në Gjermani edhe pse kanë kaluar 75 vjet që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Kur skuadrat e bombave arritën dhe inspektuan atë që ndodhej në çantë, ata e kuptuan që ishte një replikë e granatës e bërë prej gome.

Kondomët dhe lubrifikantët në çantë ndihmuan që të përcaktohej se për çka shërbente granata, i ka thënë policia gjermane agjencisë së lajmeve dpa.

“Një kërkim në internet konfirmoi dyshimin,” tha policia. “Ka lodra seksi në formën e granatave të dorës.” /Periskopi

Shpërndaje në: