BBC apo MSN, kush ka më shumë gola?
Të dyja klubet e mëdha nga La Liga kanë sulm të frikshëm.
Por, cili nga këto sulme ka shënuar më shumë gola?
Treshja e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar luajnë së bashku nga viti 2014, ndërsa kanë shënuar 302 gola në 151 ndeshje.
Ndërsa treshja e Realit, Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar 330 gola në 199 ndeshje. /Periskopi.com



