Identifikohen të dyshuarit për tragjedinë e Hillsborough
Juria vitin e kaluar deklaroi se 96 viktimat e gjysmëfinales së Kupës FA mes Liverpoolit dhe Nottingham Forestit janë vrarë.
Në prill të vitit të kaluar kjo juri zbuloi se komandanti i policisë David Duckenfield ishte përgjegjës për vrasjen e tifozëve shkaku i neglizhencës.
Prokuroria pritet të vendosë nëse do të ngarkojë me akuza kriminale 23 personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.
Disa prej 23 të dyshuarve kanë vdekur dhe nuk mund të ndiqen penalisht.



