Hoxha i VV-së përplaset keq me Hashim Thaçin, harron që ai ndodhet në Hagë

Hoxha i VV-së përplaset keq me Hashim Thaçin, harron që ai ndodhet në Hagë

Aktivisti i  famshëm i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku e ka quajtur “gomar” ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin duke i bërë një sulm edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai ka ndarë një postim të z. Thaçi nga 26 qershori i vitit 2015 kur bënte thirrje që të votohej Gjykata Speciale.

Hoxha ka marrë edhe një thënie të z.Rama se “kush e quan Thaçin tradhtar është gomar” dhe e ka quajtur “gomar” pikërisht Thaçin, e për të cilën më pas ka kërkuar falje duke u arsyetuar se atë e ka përdorur Rama.

Nuk dihet se çka e ka shqetësuar Hashim Thaçi, z. Elvis Hoxha, duke qenë se i pari ndodhet tashmë në paraburgim në Hagë.

Vetëvendosje në Shqipëri ka marrë një rezultat zhgënjyes në Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit.

Statusi i plotë:

Edhe një herë le ta kujtojmë mençurinë e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama. E gjeni në postimin e tij më poshtë.

Le të kujtojmë gjithashtu se një vit më vonë ky patriot i Kosovës përshëndeti popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Por vetëm Gjykata Speciale u liberalizua, ndërsa vizat jo.

Po ju kujtoj edhe thënien e mençur të Ramës: Kush e quan Thaçin tradhtar është gomar.

Ja që sot po nuk po dihet më të ndahen tradhtari e gomari. A mund të quhet gomar ai që pëson tradhtinë që po ai vetë e ka kryer? Më falni për fjalën gomar. E huazova nga kryeministri i RSh-së.

Shpërndaje në: