Evra në bisedime me klubin e Premier League

Evra në bisedime me klubin e Premier League

Evra është lidhur me një rikthim të mundshëm te Manchester United por si duket ish klubi i tij nuk është i interesuar që ta rikthejë francezin.

Francezi u largua nga OldTraford në 2014 në drejtim të ‘zonjës së vjetër’ duke u bërë një nga titullarët e paprekshëm të Allegrit, ku edhe fitoi trofen e Serie A në sezonin e parë të tij, por në këtë sezon mosha  e ka bërë të vetën dhe ka humbur pozitën në formacion për shkak të formës së mirë së Alex Sandros.

juventus-week-9

Patrice Evra, Juventus

 

35-vjeçari është në bisedime me klubin londinez, Crystal Palace, të cilët janë të interesuar të nënshkruajnë mbrojtësin francez me përvojë, transmeton Periskopi.com.

Trajner i Palace, Big Sam i ka ofruar kontratë prej 18 muajsh në rast nëse pranon Evra.

Ai ishte i lidhur edhe me një transferim në Valencia por e ka refuzuar pasi dëshiron rikthimin në futbollin anglez. /Periskopi/

Shpërndaje në: