Tragjike: Goditën për vdekje nga vetura dy fëmijë në Carralevë të Shtimes

Tragjike: Goditën për vdekje nga vetura dy fëmijë në Carralevë të Shtimes

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes.

Policia ka bërë të ditur se nga lëndimet që kanë marrë në këtë aksident, kanë vdekur dy fëmijë 8-vjeçar.

“Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ). Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor .Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Është bërë e ditur se me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë shoferi i mjetit V.M.

Shpërndaje në: