Berisha shënon gol dhe ndëshkohet me të kuq (Video)
Sulmuesi kosovar, ishte titullar si gjithnjë duke shënuar golin e tretë në fitoren e skuadrës së tij 3-2 ndaj Brisbane Roar.
Por në minutën e 58-të, gjyqtari kryesor i ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq prishtinasin, përcjell Telegrafi.com.
Arsyeja ishte se mbrojtësi kundërshtar De Vere pretendoi se u godit me bërryl nga Berisha.
Por kosovari asesi nuk e pranoi ndëshkimin nga gjyqtari të cilit i kërkoi ta përdorë teknologjinë por kërkesa e tij nuk u morë parasysh.
https://youtu.be/7QvmaWIZPw8
Duke dalë nga fusha, Berisha duartrokiti mbrojtësin kundërshtar me ironi duke i thënë se simulove mirë.
Pas kësaj fitore, Melbourne forcon pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Sydney.
Berisha duke kërkuar nga gjyqtari ta përdorë teknologjinë.

Ndërkohë goli i sotëm ishte i 12-të këtë kampionat për Berishën.
https://youtu.be/X0gU1iKXwBc



